Bashkimi Demokratik për Integrim tubimin e parafundit e ka zhvilluar sonte në Gostivar, ku ka prezentuar platformën e partisë dhe listën e kandidatëve në njësinë e gjashtë zgjedhore të cilës i prin kreu i kësaj partie, Ali Ahmeti. Lideri integrist përsëriti akuzat ndaj partive opozitare dhe ftoi që shqiptarët të mbështesin partinë e tij.
“Jemi të pakonkurent si program dhe si kauzë, dhe i dhash urdhër të prerë shefit të shtabit qëndror, të ndërpriten të gjitha aktivitetet partiake, dhe e gjithë fushata të shndërrohet në agjendë kombëtare, sepse këtë agjendë kombëtare e mbrojnë vetëm bijtë e devotshëm të dëshmuar që dinë të bëjnë ndryshimin, që ditën të bëjnë dh etë ndërtojnë historinë më të re të kombit shqiptar. Si mund të krahasohet pala e cila garon andej, me komandantin e brigadës gjeneral Talat Xhaferin!. Kush do jetë ai i cili mund të përballet me të tjerët më mirë se gjenerali”, deklaroi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.