Qendra e personave me aftësi të kufizuara “Poraka Dibër” në prag të shënimit të 3 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara organizoi një takim në bashkëpunim me shoqatën e logopedëve të Shqipërisë, ku koordinatore ishte Adiona Llokmani, me temë “Të drejtat dhe mundësitë e ndihmës te personat me aftësi të kufizuara te cilët përballen me pengesa në të folur”.
U bë e mundur gjatë këtyre dy ditëve ku shoqata e logopedëve qëndruan në vendin tonë të vizitojnë edhe dy shkollat nëntëvjeçare , ku ka persona që përballen me probleme dhe me pengesa në të folur.
“Siç na tha koordinatorja e kësaj shoqate te logopedëve Adiona Llokmani ndihma jonë do të jetë e pranishme në qytetin e Dibrës edhe me organizimin e disa seminareve tek edukatorët e kopshteve, shkollave duke kërkuar mbështetjen e asistentëve të cilat janë në përfundimin e universiteteve në leminë e psikologe ose mësuese. Gjithashtu përkrahje te veçantë dhe ndihmë ofruan edhe bluzat e bardha ne qytetin e Dibrës si dhe drejtoresha e fondit te shëndetësisë si dhe drejtoresha e kopshtit “Breshija”, Ajrie Daci e cila është pjese e disa projekteve në ndihme te personave me aftësi të kufizuara edhe në Qendrën Ditore. Fjalën përmbyllëse e pati kryetari i shoqatës “Poraka” Bekim Ame duke i falënderuar të pranishmit gjithashtu duke falënderuar Komunën Dibër, banjat e Dibrës Capa, drejtorin e Qendrës për Kulturë Artin Spahiun si dhe të gjithë ata qe ndihmuan ne prag te shënimit te 3 Dhjetorit”, njoftojnë nga “Poraka Dibër”.