Analistët shqiptarë vlerësojnë se sjellja e dhunshme e BDI-së në prag të zgjedhjeve të 11 dhjetorit, po përngjan shumë sjelljes së PDSH-së para zgjedhjeve të vitit 2002. “Për këtë arsye mendoj se BDI do të pësojë humbje të thellë si PDSH në vitin 2002. Votuesit shqiptarë nuk tolerojnë kësi lloj sjelljesh arrogante dhe të dhunshme”, thotë për Almakos analisti Argëtim Spahiu.
Ai është i bindur se dhuna e ushtruar nga eksponentë të BDI-së ndaj tre shqiptarëve nga Çairi të punësuar në administratë vetwm pse kanë kaluar nga BDI-ja te Lëvizja Besa, do t’i kthehet si bumerang BDI-së në zgjedhje.
“Njëjtë do të ndodhë edhe me rastin e sulmit fizik ndaj anëtarit të kryesisë së Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, është për tu përshëndetur sjellja e Rexhepit dhe anëtarëve të Lëvizjes Besa që të mos përgjigjen ndaj këtij sulmi, sepse dënimin për këtë sjellje BDI do ta marrë pas disa ditëve mw 11 dhjetor”, thekson analisti Argëtim Spahiu.
Data 08.01.2026
Aktuale
- Filipçe thotë se nuk do të marrë pjesë në takimin e liderëve
- Moti i keq gjunjëzon Durrësin, “Unaza e Madhe” shndërrohet në Venecia! Uji deri në 40 cm, shoferët dhe udhëtarët të shqetësuar nga rreziqet në rrugë
- MPJ e Bullgarisë: Kemi qëndrim konsistent ndaj Maqedonisë, anashkalimi i Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë është humbje kohe
- Takimi i liderëve do të mbahet më 14 janar! Mickoski: Deshëm që procesi të jetë gjithëpërfshirës, kemi shumicë për ta shfuqizuar qeverinë teknike
- BDI kërkon sqarime urgjente për ritualet fetare mbi automjete zyrtare policore
- Klodian Braho zhvillon mbledhjen e parë si drejtues i SPAK, kërkon prioritet për dosjet e mbartura
- Opozita refuzon takimin e liderëve, përplasje mbi Qeverinë Teknike
- Tragjedia në qiell: Rrëzimi fatal i helikopterit të milionerit rus

