Tre vite më parë, një grup i përbërë nga disa prej përfaqësuesve më të lartë të partisë shqiptare në pushtet , BDI, tentuan që të rrënojnë përmendoren e Car Dushanit të vendosur në Shkup. Ndonëse ishin pjesë e koalicionit qeverisës, përfaqësuesit e BDI-së zgjodhën mënyrë të dhunshme për të mënjanuar këtë përmendore të vendosur në qendër të Shkupit, e cila irritoi në masë të madhe shqiptarët.
Krahas kësaj, përmendorja nuk u hoq, por për një kohë të shkurtër mbeti e dëmtuar. Ajo u riparua dhe vazhdon të qëndrojë në qendër të Shkupit edhe sot e kësaj dite.
Vendosjen e përmendores së Car Dushanit, historianët në atë kohë e cilësuan si lajm trishtues, duke ditur bëmat e tij kundër shqiptarëve në atë kohë. Bile, kundër vendosjes së përmendores së perandorit serb, u shpreh edhe kryetari i partisë VMRO- Popullore, i cili pati thënë se “për çfarë identiteti maqedonas flasim, kur vendosim përmendore të atyre që nuk kanë njohur kombin maqedonas”.
Partia e vogël Demokratike e Serbëve të Maqedonisë, e cila është pjesë e koalicionit qeveritar, dënoi sulmin e përmendores, ndërkohë që shumë serbë e nderojnë figurën e Car Dushanit si hero kombëtar. Edhe pse për gjithë këto vite BDI-ja ka qenë në Qeveri, nuk ka arritur ta largojë këtë përmendore fyese për shqiptarët.
Abdulla Berisha /SHENJA/
Tre vjet pas incidentit, “Car Dushani” qëndron… by tvshenjaofficial