Përmbushen sot 3 vjet që kur Afrim Gashi, atëherë si aktivist qytetar e tani si bartës i listës në njësinë zgjedhore numër 2 në kuadër të koalicionit “Rilindje me Besë”, kishte dalë për të kundërshtuar vendosjen e përmendores së Car Dushanit në Shkup.
Në atë kohë, Gashi në mënyrë të qetë dhe paqësore, lexoi deklaratën duke thënë se ky gjest i Qeverisë së Maqedonisë është turp për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Ai më këtë rast kritikoi edhe veprimet e një nate më parë të disa qytetarëve, duke thënë se sjellja e tyre nuk është aspak dinjitoze.
“Тhirrjen për protestën e sotme e bëra haptas dhe ja ku jam haptas para gjithë juve, ndërsa ata që ndërtojnë tinëz edhe rrënojnë tinëz”, u shpreh Gashi.
Ai sqaroi se qëllimi i kësaj iniciative ishte që të kuptohet saktë dhe qartë se kush e ka vendosur këtu “këtë beton të quajtur Car Dushan”. Gashi kishte për qëllim të mbulojë përmendoren me një pëlhurë të zezë. Por, ky veprim i tij u pengua nga forcat e shumta të rendit, të cilat kishin ardhur aty për ta penguar iniciativën e tij.
Përmes këtij veprimi, Gashi tha se do të zbulohet se kush është porositësi i kësaj vepre, siç u shpreh ai, të turpit.