Duke folur për Universitetin e Tetovës, Zeqirija Ibrahimi tha se i njëjti merr fonde trefishë më pak se Universiteti i Shtipit edhe pse ka numër shumëfishë më të madh të studentëve.
“Kjo ndodh në kohën që shqiptarët e kanë ministrinë e arsimit. Ose fjala bie, mbi 50 për qind të punësuarve aty janë pa vendime pune. Ata janë njerëz që rrinë me honorarë. Ne e kemi këndej ministrinë e arsimit. Pse shteti nuk ka fonde që edhe ata njerëz të punësohet aty”, tha Ibrahimi, duke shtuar se duhet pasur vullnet të dish se si bëhet dhe të vendosish një ministër i cili nuk është askund i kapur dhe kjo më pas është lehtë e zgjidhshme për faktin se do të duhet shteti ata të cilët janë pa vendime pune të marrin vendime.
“Pse kjo të mos bëhet. Nuk ka asnjë pengesë. Garancë për implementimin e programit tonë zgjedhore është kuadri me të cilin ne futemi në skenën politike”, deklaroi Zeqirija Ibrahimi. /SHENJA/