Zeqirija Ibrahimi në emisionin “Arena” u bëri thirrje shqiptarëve të dalin të votojnë duke thënë se tani më kanë se për kë të votojnë, ngase “nëse në të kaluarën është votuar në mes të keqes më të vogël, tani oferta e “Rilindjes me BESË’ është ofertë e mirë e cila do t’i përmbush kërkesat e shqiptarëve”.
“Nëse shqiptarët nuk dalin është mirë ta kenë të qartë një punë se, çdo votë e cila nuk shkon në kuti të votimit është votë për BDI-në. Andaj shqiptarët duhet ta marrin seriozisht procesin e votimit. Ne i ftojmë që ta mbështesin koalicionin tonë, fundja, mjafton ata të votojnë cilëndo parti opozitare, ose edhe thjeshtë të mos e votojnë askënd, por nuk është mirë të mos votojnë fare”, ka deklaruar Ibrahimi. /SHENJA/