Ekspertët shqiptarë shprehen të habitur nga pres konferenca e sotme e shtabit zgjedhor të BDI-së, në të cilën shpallën fitore një javë para se të mbahen zgjedhjet.
Sipas Semi Mehmetit, ekspert për sisteme elektorale dhe procese zgjedhore në vende me demokraci të pakonsoliduara, BDI me këtë pres konferencë e ka pranuar humbjen që po e pret, ose po krijon teren për vjedhje të votave.
“Në bazë të përvojës sime nga monitorimi i proceseve zgjedhore në vende me demokraci fragjile si Maqedonia, mund të them me bindje të plotë se ato parti që shpallin fitore të parakohshme, në fund dalin humbëse. BDI po përballet me ikje të vazhdueshme të elektoratit dhe me këtë pres konferencë dëshirojnë t’i motivojnë edhe ata pak votues që të mos ua kthejnë shpinën. Është një klithmë dëshpëruese e kësaj partie, ose tentim për të krijuar teren për të manipuluar me votat”, thekson Mehmeti.
Këtë vlerësim të vetin Mehmeti e bazon me faktin se në proceset e kaluara zgjedhore, kur ka qenë e sigurt në fitore, BDI nuk ka përdorë strategji të tilla, po rpo përdor tani kur përballet me humbje të sigurt.
“Në proceset e mëhershme zgjedhore, kur ishte e sigurt në fitoren e saj, BDI nuk e shifte të nevojshme të mbajë kësi lloj pres-konferencash qesharake. Vetë fakti që sivjet për herë të parë bëjënë një marrëzi të tillë, flet se ata janë të sigurt se do të humbin”, shton Mehmeti.
Mehmeti vlerëson se me shpalljen e fitores së parakohshme BDI as nuk do të mund të ndalë largimin e votuesve të vetë, që po ja kthejnë shpinën, e as të krijojë teren për vjedhje të votave, për shkak se anketat tregojnë se pas disa vitesh, shqiptarët do të dalin masovikisht në zgjedhjet e 11 dhjetorit.
“Sa më shumë votues të dalin në zgjedhje, aq më pak ka hapësirë për të vjedhë vota”, konstaton Mehmeti.
Ndryshe, në Tetovë, në Selinë qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim, Shtabi Zgjedhor i kësaj partie mbajti një takim, në përfundim të të cilit pjesëmarrësit konfirmuan se sipas të gjitha analizave, pas një fushate pozitive e të suksesshme, BDI del fituese dhe se tashmë ky Shtab Zgjedhor do t’i përqendrojë aktivitetet në moshumbjen e votave shqiptare me anë të përçarjes në parti të ndryshme.
“Shtabit Qendror Zgjedhor i BDI-së shpreh bindje për suksesin e partisë dhe për avancimin e çështjeve me rëndësi për shqiptarët. Me porosi të Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, Shtabi Zgjedhor do të punojë tashmë që shqiptarët të kenë sa më shumë mandate në parlamentin e Maqedonisë, nëpërmjet partisë më të madhe të tyre”, është thënë në komunikatën e BDI-së pas takimit, duke menduar se shqiptarët besojnë se Ahmeti nuk guxon këmbën ta luajë pa shoqërim të forcave të mëdha policore nga frika se shqiptarët do ta gjuajnë me gurë, e lëre më të punojë për moshumbjen e votave shqiptare .