Edhe anketa e publikuar nga instituti “Pavel Shatev” tregon se BESA po afrohet me përmasa serioze BDI-së dhe gjasat janë të mëdha që ajo të del fituese në zgjedhjet e 11 dhjetorit.
Anketa thotë se BDI ka mbështetje prej vetëm 4.8 për qind, ndërsa për koalicionin “Rilindje me BESË”, mbështetjen kanë dhënë 3.2 për qind nga të anketuarit. PDSH ka rejting prej 2.3 për qind ndërsa “Aleanca për Shqiptarët” 1.5 për qind. Sipas hulumtimit numri i të papërcaktuarve është 13.1 për qind. Anketa është realizuar në periudhën prej 30 nëntorit deri 2 dhjetor. Në taborin maqedonas sipas “Pavel Shatev”, VMRO-DPMNE gëzon mbështetje prej 27.8 për qind ndërsa LSDM 16.2 për qind.