Tubimi i BDI-së në Kumanovë dhe paraqitja e Ali Ahmetit me forca policoreka irrituar edhe më tepër shqiptarët e Kumanovës. Banorët e thonë se nga autoblindat e djeshme kanë mbetur të trishtuar, ndërsa thonë se Ahmeti tashmë vepron si funksionarët e Serbisë kur shkonin në Kosovë.
“Sikur në kohën e Millosheviqit kur vijshin kryetarët serb nëpër Kosovë, kur shkojshin me autoblinda, edhe Ali Ahmeti ashtu ma merr mendja, s’ka kurrnifar legjitimiteti, se di qysh ka ftyrë me ardh në Kumanovë. Ka bo shumë të këqija në Kumanovë për me e marrë votën, s’ka legjitimitet BDI për me e kërkuar votën”, thotë njëri nga të anketuarit.
“BDI-në Kumanova nuk e përkrah. Me polici nuk vihet në tubime. Kur ska vullnet populli. Sigurisht se ka frik që ka ardhur me polici, u mbush Kumanova me polici, ka frik edhe popullata”, thotë një tjetër banor i Kumanovës.
“As gjys vote nuk duhet me marrë, as gjys vote. Kshyre çka boni, 25 mijë banorë i mori më qafë, në Kumanovë kjo lagje i ka 25 mijë banorë”, thekson një banor tjetër.
Edhe pse disa prej qytetarëve refuzonin të flisnin, kumanovarët që shpreheshin me vëmendje dhe rezerva, deklarojnë se votat me forcë nuk merren, sepse populli voton sipas vullnetit të vetë dhe sipas punëve që kanë bërë politikanët.
Kumanovarët thonë se askush nuk mund tua ndryshojë qëndrimin e forcë, e sidomos kur mungojnë veprat e mira. Ata thonë se shprehja e forcës ka rritur së tepërmi edhe urrejtjen.
“Ali Ahmeti s’ka çka lyp hiç, për mua bile edhe e msheli televizorin kur fol ai. Gjithmonë e kemi votu asgjë s’ka ndreq”, thotë njëri nga banorët e anketuar.
“Qe 37 vjet në pune të shtetit jam i refuzuar prej pune tash. Le të vjen me çka të dotë se atij nuk ja jap votën, kurrë në dynja nuk ja jap”, thotë i revoltuar një banor tjetër i Kumanovës.
Qëndrimet e këtilla, banorët shqiptarë të Kumanovës i deklarojnë vetëm një ditë pasi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka mbajtur tubim parazgjedhor në Kumanovë, ku është paraqitur me siguri të lartë nga policia e shtetit, të cilët e kanë siguruar me autoblinda.
Mefail Ismaili /SHENJA/