Autoritetet e Turqisë gjatë fundjavës i kanë arrestuar dy reportere që kanë punuar për organizatat e jashtme mediale në pjesën juglindore të Turqisë, që janë gazetarët e fundit të arrestuar në kuadër të goditjes së qeverisë turke, pas puçit të dështuar ushtarak në muajin korrik të këtij viti.
Zëri i Amerikës ka raportuar se gazetarja, Khajijan Farqin, ishte arrestuar pardje në Dijarbakir.
Nuk është dhënë ndonjë arsye për arrestimin e saj.
Njëherësh, BBC në gjuhën turke ka raportuar se korrespondentja e saj Hatice Kamer, po ashtu, ishte arrestuar më 26 nëntor në qytetin Sirvan, derisa raportonte për shembjen aktuale në një minierë të bakrit, nga e cila janë vrarë së paku 11 punëtorë. BBC ka raportuar se Kamer ishte liruar dje.
Gjatë muajve të fundit, Turqia i ka ashpërsuar kuᣡ�zimet ndaj gazetarëve, duke i mbyllur më se 170 organizata mediale, ndërsa më se 120 gazetarë janë arrestuar. Shumica e arrestimeve të gazetarëve dhe mbylljeve të organizatave janë bërë kryesisht në rajonin me popullatë shumicë kurde në pjesën juglindore të Turqisë.
Data 17.09.2025
Aktuale
- Erkan Arifi: Urdhëresa e Mexhitit, veprim arbitrar dhe politikisht e motivuar
- Arrestimi i Mozzik- Dogana del me njoftim: I ndalohen dy orat luksoze me vlerë mbi 1.3 milionë euro
- Risteski: Masa “Shporta shkollore” pati efekt, një familje me dy nxënës kurseu rreth 3,000 denarë
- Cila është strategjia e re e SHBA-së për të mbështetur Kosovën?
- “Mesazhe që mashtrojnë qytetarët me gjoba të rreme”- Reagon AKSK: Mos klikoni linkun dhe mos jepni asnjë informacion personal
- VLEN: MPJ e Bujar Osmanit, model klasik i shpërdorimit të parave publike
- (VIDEO) Nuk ka libra për nxënësit, LSDM kërkon dorëheqjen e ministres
- Qoku: Nga Gruevski te Vuçiqi, e tani Levica – rrugëtimi i rrezikshëm i BDI-së