Autoritetet në Greqi druajnë për sulm të ri të mundshëm terrorist, pasi që dje dy persona me motoçikletë hodhën një granatë dore ndaj Ambasadës së Francës në Athinë. Në sulm, një nga policët ka marrë lëndime më të lehta. Theksohet se incidenti ndodhi vetëm disa ditë para asaj që planikohet, për 15 nëntorin, vizitën e presidentin amerikan në largim Barak Obama në Greqi.Një burim i policisë, i cituar nga gazeta “Proto tema” paralajmëron, se ditëve në vazhdim në të cilat duhet që të ndodhë vizita e Obamës dhe përvjetori i Politeknikës së Athinës mund të përdoren si mundësi nga ana e grupeve të armatosura, me qëllim që të përforcohen
aktivitetet.
Antiterroristët grekë konsiderojnë se sulmi i djeshëm ndaj Ambasadës franceze kanë një operacion mirë i organizuar nga terroristë me përvojë dhe se ndaj tij me siguri qëndron organizata terroriste “Grupi i luftëtarëve popullorë”.
Deri tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë, por policia pret që dikush këtë ta bëjë së shpejti.
Data 16.01.2026
Aktuale
- Komuna e Mogillës do të ndaj ndihmë financiare për të porsalindurit – 10.000 denarë për fëmijën e parë, 30.000 për fëmijën e tretë dhe 20.000 për martesë të re
- Kapen 160 kg kokainë në Bergamo, dy shqiptarë të arrestuar
- Çfarë fshihet pas përjashtimit të Serbisë nga lista amerikane e vizave?
- Prokuroria sekuestron bizneset dhe pasuritë e një shtetasi spanjoll, përfitoi rreth 30 mln euro duke krijuar kompani fiktive në Shqipëri dhe shtete të tjera
- Ndërprerje e rrjetit hekurudhor në Tokio për shkak të zjarrit në transformator, probleme për 673,000 pasagjerë
- ChatGPT sfidon Google Translate me funksionin e ri
- Haliti: Presidenti i ri duhet të jetë nga PDK-ja
- Prizren: Nisin hetimet për dy raste vdekjeje, një në shtëpi dhe një në rrugë

