Ministria e Punëve të Brendshme do të luftojë çdo element të dhunës apo kërcënim që paraqitet ndaj qytetarëve gjatë procesit zgjedhor. Gjatë një vizite në sektorin e punëve të brendshme në Tetovë, Ministri, Oliver Spasovski gjatë i ftoi qytetarët që të denoncojnë frikësimet eventuale qoftë nga pjesëtarët e policisë apo të çdo zyrtari apo institucioni tjetër.
Ai gjithashtu rikujtoi se në bazë të ligjeve në fuqi çdo kërcënim ndaj votuesve apo formë tjetër e presionit dënohet me burg prej 3 deri më 5 vjet burg.
“Në rast se do të ketë çfarë do qoftë presioni nga pjesëtar të policisë, nga struktura udhëheqëse në MPB apo presion e kërcënime nga cili do qoftë zyrtarë shtetëror, drejtor të qendrave për punë sociale, drejtor nga institucione tjera, të paraqiten në kohë në Ministrinë e Brendshme e cila do të ndërmerr sanksione të ashpra pasi presionet në zgjedhje dënohet me burg prej 3 deri më 5 vjet”, deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme.
Data 10.11.2025
Aktuale
- Janevska: Nga pak kuptoj shqip, mirëpo do ta përsosi kur të kem kohë
- Vetëm një pagë minimale prej 850 eurosh do të na shpëtojë – vendi do të mbetet pa punëtorë
- U konfrontua fizikisht me këshilltarin e bashkisë së Pogradecit, policia arreston Kevi Muçllarin
- Nikollovski: Pezullimi i IPARD-it është turp për Qeverinë dhe goditje për bujqësinë
- Ura e re Putin-Kim: Një lidhje e rrezikshme që ndryshon balancat globale
- “Përfaqësimi”, Ministria e Administratës: Raporti u prolongua për arsye teknike
- Dehari ia dorëzon postin Jovanovskit, Qyra merr detyrën në Strugë
- Merret vendim për ndërprerjen e përkohshme të pagesave të mjeteve nga programi IPARD

