Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka akuzuar’Evropën për ndihmë të terrorizmit’ duke mbështetur PKK-në dhe tha se ai nuk “e çan kokën nëse Evropa e cilëson diktator” kur godet grupin militant kurd dhe simpatizuesit e tij.
“Evropa në tërësi po e ndihmon terrorizmin. Edhe pse e kanë deklaruar PKK-në një organizatë terroriste, kjo është e qartë. E shohim se si PKK mund të veprojë aq lirshëm dhe lehtë në Evropë. Unë nuk e çaj kokën nëse më thërrasin diktator, apo sidoqoftë tjetër. Hyn në njërin dhe del nga veshi tjetër. Me rëndësi është se si më quan populli im”, tha Erdogan. Turqia ka shkaktuar kritika ndërkombëtare pas arrestimeve, të premten, të udhëheqësve të partisë prokurde HDP, partisë së dytë më të madhe opozitare në parlament, në kuadër të hetimeve për terrorizëm. Qeveria e akuzon HDP-në për lidhjet me PKK, të cilat ajo i ka mohuar.
Data 15.09.2025
Aktuale
- PSG vazhdon serinë e fitoreve, ‘viktimë’ e radhës Lens, por humb tre lojtarë…
- Barcelona thyen rekord historik në La Liga
- Kremlini do të ngadalësojë ekonominë ruse dhe kjo mund të shkaktojë probleme
- Mot i ndryshueshëm – vranësira dhe reshje shiu
- “Një kapitull i ri për median”, Dhurata Çupi emërohet drejtoreshë e përgjithshme e “Focus Media News”
- Pa energji elektrike një pjesë e komunës së Karposhit dhe Gjorce Petrovit
- Sot dita e dytë e bisedimeve tregtare SHBA-Kinë, tentohet të zbuten tensionet ndërsa afati i fundit për ndalimin e TikTok po afron
- Shqiptarët zgjedhin blerjet, jo dijen. Aplikacioni më i shkarkuar gjatë vitit 2024