Shpallja e mëvetësisë së Çamërisë do të ndodh sot në ora 14:00 në Holandë. Ajo do ta ketë miratimin edhe nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, dhe lugina e Preshevës. Sipas kryetarit të Shoqatës “Çamëria”, Festim Lato, sot do t’i zgjedhin institucionet
udhëheqëse që do ta çojnë përpara çështjen çame, deri në përmbushjen e objektivave politike kombëtare të popullit të Çamërisë, si dhe do të formohet edhe Forca Mbrojtëse e shtetit çam. Degët e Shqipërisë do të mblidhen në Vlorë, kurse, degët nga të gjitha komunat e Kosovës, si dhe përfaqësuesit e Malit të Zi, Preshevës, Bujanovcit, Metvegjës, do të mblidhen në fshatin Komoran të Drenasit, ku bashkë me ata në Holandë, e Vlorë, me ngritje dore do ta shpallin pavarësinë e Çamërisë. Kryetarit të Shoqatës “Çamëria”, Festim Lato Lata, thotë se Çamëria do ta ketë historinë e njëjtë sikur të Kosovës, derisa thekson se shpallja e sotme e Pavarësisë së Çamërisë dhe
formimi i Qeverisë, ka mbështetjen ndërkombëtare.
“Po, nga OKB-ja, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, nga Parlamenti Evropian, nga të gjitha institucionet ndërkombëtare. Shteti i Çamërisë është 17 mijë km katrorë, që gjendet në Çamërinë e sotme që nga, do të themi nga Qafë-bota e kufirit sot shqiptaro – shqiptarë, nuk
e quaj shqiptaro – grek, e deri në hartat Prevezë e deri në Janinë , duke përfshirë dhe pjesën e detit që ka Çamëria me ishullin e saj Korfuzin. Sot totalisht, ajo që ka qenë ëndërr sot do të bëhet realitet”, ka thënë Festim Lato, kryetar i Shoqatës “ Çamëria”.Ai paralajmëron se sot çamët do ta shpallin mëvetësinë dhe do ta emërojnë Qeverinë e Çamërisë. Sipas Latos, emërimi i Qeverisë, sot do të bëhet nga qindra delegatë të të gjitha trojeve shqiptare. Po ua sjellim edhe një letër informuese e cila iu ka shpërndarë të gjitha degëve ditë më parë, ku njoftohet për mbledhjen e Kuvendit Gjithëpërfshirës çam, i cili sot shpallë pavarësinë e Çamerisë.
Data 03.05.2025
Aktuale
- Plagosja e 5 personave në Laç, gjendet arma e krimit
- (VIDEO) BDI dhe VLEN përlasen për ligjin e gjuhëve
- (VIDEO) Krerët e shtetit lavdërojnë veten për autostradën e re Tetovë – Gostivar
- Si nisi sherri mes të rinjve në Laç që përfundoi me 5 të plagosur! Shitësja ambulante ndërhyri për të shuar konfliktin, por e kapi një plumb në këmbë
- Xabi Alonso po planifikon t’i japë më shumë minuta lojtarit që Ancelotti e la anash tek Real Madridi
- U qëlluan me armë zjarri në Laç, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e të plagosurve
- Seanca përgatitore për Ligjin për gjuhët më 19 qershor
- Zëdhënësja e Qeverisë Venera Azizi në Ditën Botërore e Lirisë së Mediave: Sot e çdo ditë, respekt dhe mirënjohje pafund për gazetarët