Në suaza të sesionit të 71-të të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, ministrat e punëve të jashtme të shteteve nga Ballkani Perëndimor u takuan me eurokomisarin Johanes Han, përfaqësuesen e lartë të BEsë Federika Mogerini, si dhe realizuan takim në suaza të Kartës së Adriatikut, me të cilën këtë vit kryeson Kroacia.
Bashkëpunim më i afërt rajonal dhe përkrahje aktive nga anëtarët e BE-së dhe NATO-s të cilët gjenden në rajon, për integrim të tërësishëm të vendeve kandidate, ishin pjesë e temave për të cilat biseduan, kumtoi MPJ.
“Lidhshmëria e ndërsjellë është me rëndësi të veçantë për përparimin e rajonit. Duhet së bashku t’i hedhim poshtë stereotipet për Ballkanin. Shtetet nga kjo pjesë e Evropës duhet të trajtohen si partnerë të barabartë në familjen evropiane. Në shumë situata të krizave për BE-në, u njejta u tregua në praktikë”, theksoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki në mbledhjen e iniciativës “Ballkani Perëndimor 6″.
Siç kumtojnë nga MPJ, në mbledhjen e Kartës së Adriatikut, ministrat e riafirmuan përkrahjen për anëtarësim me të drejtë të plotë në NATO të të gjitha vendeve të grupit A5. Njëherit, u theksuan aktivitetet kombëtare në parandalimin dhe luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit dhe nevojën nga bashkëpunimi i vazhdueshëm rajonal dhe bashkëpunimi me NATOn dhe BEnë në këtë plan. Me këtë grup Maqedonia do të kryesojë në vitin 2017.
Poposki, qëndron në kumtesë, ka realizuar edhe shumë takime bilaterale me homologët e tij. Me ministrin bullgar të Punëve të Jashtme, Daniel Mitov u dakordua të vazhdojnë bisedat për finalizimin e Marrëveshjes për fqinjësi dhe miqësi të mirë. Me ministrin mongolian të Punëve të Jashtme Send MunkOrgil u bisedua për realizimin e iniciativave për lehtësim ekonomik në interes të vendeve pa dalje në det.