Çdo ditë tek shkojë në punë shoh mënyrën e trishtë si Shkupi, shok im i ngushtë prej shumë vitesh, shtrihet para meje.
Tek ky qytet ku punoj dhe jetoj tashmë kam kaluar momente të rëndësishme të jetës time. Kam pasur mundësi të shikoj ndryshimet që kanë ndodhur, ndryshime që kanë dalë nga nën-ndërgjegjia sllave dhe janë ngritur si hunj kërcënues mbi tokë.
Shkupi që ka qënë dikur kryeqëndër shqiptare, Shkupi që mund të kishte qënë vendi ku do të shpallej pavarsia Shqiptare në 1912-ën, Shkupi që lindi dhe ndërtoi Nënë Terezën nobeliste, Shkupi që ka lindur dhjetra patriotë, Shkupi sot është ndarë frikshëm në dy copa, copa që tregojnë ashpër se çfarë do të thotë të vrasësh një Qytetërim!
Jo një qytet por një Qytetërim!
Maqedonasit me paranojën historike kanë ndarë buxhete të majme për të mbytur qytetërimin shqiptar në Shkup.
Si bisha ata kanë sulmuar me kinse statuja të akullta që ftohtë si vdekja thonë: ska këtu shqiptar!
Dhe unë dhe ata shqiptarë të tjerë duket se vetëm ajrin e kemi tonin.
Lagjet tona duken si njolla të zeza përballë ndriçmit lukzoz të lagjeve maqedonase. Lagje ku maqedonasit jetojnë me dëshirën që qoftë edhe një metër katror më shumë ta bëjnë të vetën.
Statujat e Gjergj Kastriotit dhe Hasan Prishtinës, të ngritura nga vetë shqiptarët dhe pa asnjë ndihmë nga shteti, kullojnë melankoli dhe qëndrojnë si të turpëruar përderisa e shohin tokën tonë të pushtuar shëmtueshëm nga heronjtë e Maqedonisë, që çdo gjë mund të jenë, vetëm maqedonas nuk janë.
Dhe mua më kujtohen vitet e mia të studimit, vite kur rrugët e Shkupit fshihnin nën rrogozë mllefin ndaj shqiptarëve, e që tash ka shpërthyer si një armë statuash!
Duket sikur Shkupit autokton po i mohohet edhe Ars Moriendi, arti i të vdekurit. Dhe mirë e bëjnë që nuk i bëjnë ceremoni, se Shkupi shqiptar nuk do vdes. Nuk mund asnjë statujë, asnjë luan dhe asnjë forcë të fshijë historinë që vlon në dejet e çdo shqiptari që ka lindur në Shkup, Tetovë, Durrës, Tiranë, Prishtinë e Gostivar.
Shkupi është i çdo shqiptari!
Është koha që statujave ti tregohet që ka një forcë më të madhe se ato, dhe ajo është Forca dhe Intiligjenca e të Gjallit!
Hekurishtet nuk janë Asgjë para dashurisë së një populli për tokën e tij.
Shkupi është kryeqëndër shqiptarie se kur Zoti e ndau këtë punë kështu ra shorti. Ashtu Zoti e ndau në paqë ashtu edhe ne me paqë por pa asnjë kompromis duhet të kemi e jemi aty për tokën tonë shqiptare, Shkupin shqiptar!