Legjitimiteti i çdo shteti modern bazohet mbi premtimin se hapësira publike do të jetë e mbrojtur nga çdo lloj i dhunës politike . Andaj, mbetet e hapur një pyetje esenciale: Cfarë do bëjnë këto shtete për të çrënjosur terrorizmin ?
Kur i bëj një refresh memories, më kujtohet se me cfarë shpresa dhe me cfarë ëndëra e pritëm të gjithë shekullin 21, shekullin të cilin na pëlqente ta quajmë “ shekull i paqes dhe tolerancës, shekulli i mirëkuptimit dhe eliminimit të ndasive, i luftës kundër varfërisë dhe padrejtësisë, i përparimit të teknologjisë që do ju shërbejë të gjithë njerëzve njësoj…”
Vetëm pas gjashtëmbëdhjetë vjetësh, mjerisht, ne duhet të konstatojmë se gjërat në botë janë komplikuar tmerësisht. Duke e propaguar mirëqenien e përgjithshme si një ideal, ne, në fakt, po e shpiejmë botën në kaos. Të gjithë ne, pa përjashtime, jemi fajtorë që gjeneratave të reja, fëmijve dhe nipave tanë po ju lëmë një botë tërësisht të pasigurtë, një botë të terorizuar nga terorizmi. Këto nuk ishin ëndërat tona.
Teatri i terrorit
Ka kohë që jam i preokupuar me psenë e terorizmit, fillet dhe kahjet e zhvillimit të tijë, po e hulumtoj historikun e organizatave dhe individëve që terrorin e kanë zgjedhur si mjet lufte. Dhe, paraqitja e terrorizmit më shpie shumë largë, shumë përpara paraqitjes në skenë të terrorizmit të ashtuquajtur “islamik”. Sa për ilustrim, po përkujtoj këtu se në kohën kur organizatat terroriste izraelite “Irgun” dhe “Stern Gang” kanë vepruar në Palestinë, muslimanët as që kanë pasur idenë se çka është terrorizmi.
Sidoqoftë, me ndihmën e Allahut, shpresoj që do e përfundoj librin të cilin e kam nisur e që mëton të paraqet një kontribut modest drejtë ndriçimit të fenomenit të terrorizmit, të këtij tmeri që shumica po e përjetojnë si diçka që po ju ndodhë të tjerëve, jo neve.
Ama, terrorizmi është prezentë sot e këtu, i rrezikshëm dhe i përgjakshëm si asnjëherë më parë, ai po kanoset të merr format më të përçudshme. Nëse dikur mendohej se” terroristët nuk janë të interesuar të shkaktojnë shumë viktima, por duan shumë zhurmë dhe shumë vëmendje të opinionit…”, sot nuk është ashtu. Sot, teroristët nuk po zgjedhin as mjete e as caqe, strategjia e tyre ka ndryshuar rrënjësisht. Moto e terorizmit është bërë “ Sa më shumë viktima civile e jo ushtarake , sa më shumë të pafajshëm të vdesin aq më shumë do bëhet fjalë për kauzën tonë. Përkatësia fetare e kombëtare, gjinia dhe mosha e viktimave nuk janë me rëndësi…”
Dhe, nëse hudhni një sy mbi aktet terroriste dhe viktimat e akteve terroriste të viteve të fundit, çfarë do konstatoni ? Cuditërisht, do konstatoni se në asnjë rast, cak i sulmeve nuk kanë qenë objekte ushtarake, në asnjë sulm nuk kanë vdekur ushtarakë. Kjo sepse vdekja e ushtarakëve përjetohet nga njerëzit si pjesë e profesionit të tyre. Por, vdekja e qytetarëve të pafajshëm, e fëmijëve, e të rinjëve, grave, shkakton shqetësim dhe dhembje. E këtë gjë e dijnë mirë terroristët, të cilësdo proveniencë qofshin, andaj i godasin më të pafajshmit.
Nuk ka dyshim se terrori dhe terrorizmi , si dje ashtu edhe sot, më shumë se çdo gjëje tjetër i gjasojnë teatrit, të cilin e përjetojmë intuitivisht dhe mbi bazat e përshtypjeve emocionale .Terroristët e zgjedhin skenën, e luajnë shfaqen e tyre të përgjakshme dhe presin reagimin e publikut. Fatkeqësisht, tragjeditë që i vendosë në skenë regjisori i fshehur po bëhen gjithnjë e më të dhembshme dhe askush nuk e di se çfarë forma mundë të marrin ato në të ardhmen.Kjo për shkak të faktit se armatimin më të sofistikuar të cilin dikur e posedonin vetëm fuqitë e mëdha, tani e posedojnë edhe fuqitë rajonale.
Nga ana tjetër, informatat, diturinë, mediat të cilat dikur ishin në duartë e institucioneve, sot i kontrollojnë grupe të vogla njerëzish e organizatash. Cfarë do të ndodhë nëse ky transfer i fuqisë do vazhdojë me këtë ritëm, vetëm Zoti e di. Por, analistët dhe ekspertët po paralajmërojnë se nuk do jetë ndonjë çudi nëse ajo do përfundojnë në duartë e terroristëve.
Nëse armët nukleare dhe biologjike, mos dhëntë Zoti, bien në duartë e terroristëve të ndryshëm, asgjë në këtë botë më nuk do jetë njësoj. Sulmet në Francë, Belgjikë e Turqi do na duken si përallat e Andersenit të cilat do i kujtojmë me nostalgji. Në një situatë të atillë, është e sigurtë se ujku do llogaritet kafshë shtëpiake sepse njerëzit do e copëtojnë njëri tjetrin, shtetet vështirë se do ekzistojnë të këtilla si i njohim sot, sikundër do të ndryshojnë edhe organizatat teroriste sepse mënyra e sotme e veprimit të tyre do të ishte e tejkaluar dhe shumë e demoduar.
Teatri i sigurisë
Në analet e Luftës së Dytë Botërore janë të shënuara beteja në të cilat për një ishull ose për një kodër kanë vdekur nga 200-300 mijë njerëz, gjë e cila dëshmon se terorizmi në krahasim me luftërat është një lojtar minor.
Edhe historikisht, edhe aktualisht, terrorizmi është strategji luftarake e cila me ndjelljen e frikës synon të përfitojë pikë politike. Si i këtillë, ai mbetet strategji e grupeve të dobëta që s’kanë forcë të dëmtojnë më seriozisht armikun, nuk mundë të rrezikojnë as infrastrukturën, as ekonominë, as kapacitetet ushtarake të tijë. Dikush tha : “ Mekdonaldsi është rrezik shumë më I madh për Evropën se ISIL dhe Al Kaeda bashkë sepse krijon njerëz obezë që numerikisht me vdekje ia kalojnë viktimave të akteve terroriste që ndodhin brënda një viti”
Nëse pas çdo sulmi terrorist, armiku vazhdon të posedojë po aq aeroplanë sa ka pasur edhe përpara sulmit, nëse artileria dhe forcat detare të tijë kanë mbetur të pa prekura, sikurse edhe fabrikat dhe bazat ushtarake, cili na qenka synimi i terroristëve ? Pa dyshim, vetëm shpresa se armiku do reagojë në mënyrë të pa kontrolluar e pastaj opinioni do e kuptojë se cili qenka” I miri” e cili “I keqi”. Kuptohet, viktimat sërish do ishin të pafajshmit, por çfarë gajle kanë teroristët për viktimat, qofshin edhe të gjakut të tyre, të fesë e të kombit të tyre.
Duke i marrë parasysh të gjitha këto dhe duke ia shtuar faktin se shtetet perëndimore janë në veçanti të ndjeshme ndaj cënimit të sigurisë së qytetarëve të vetë, patjetër duhet pritur një kundëopërgjegje të shpejtë. Të mos harojmë,legjitimiteti i çdo shteti modern bazohet mbi premtimin se hapësira publike do të jetë e mbrojtur nga çdo lloj i dhunës politike . Andaj, mbetet e hapur një pyetje esenciale: Cfarë do bëjnë këto shtete për të çrënjosur terorizmin ?
Kam thënë edhe më heret dhe kam shkruar se terorizmi,në fund, nuk mund të sjellë asgjë tjetër përveç kundërpërgjegje adekuate. Nëse vështroni zhvillimet në shoqërinë evropiane e cila kohëve të fundit u godit nga terorizmi i ashtuquajtur “islamik”, do të shihni se islamofobia po shtohet disi vetvetiu. Kërkesat për ndalesën e ngritjes së minareve dhe mbulesës, nuk janë asgjë tjetër përveç nuzprodukt i terorizmit.
Në këtë vzhdë, pretendenti për kryeministër të Holandës, Geert Wilders, lideri i Partisë së Lirisë (PVV) ka thënë se nëse merr postin e kryeministrit të Holandës, do ta zhdukë librin e Kuranit në vendin e tij dhe do t’i shkatërrojë xhamitë.
Mjerisht, gjithnjë e më të zëshëm janë ata që kërkojnë të zbatohet “modeli izraelit” i luftës kundër terorizmit. Pra, për çdo goditje-kundërgoditje, nëse vriten të pafajshëm tanë-duhet vrarë të pafajshmit e tyre. Do të ishte e tmershme nëse do krijohej ky rreth vicioz, por druaj se punët po lëvizin andej, pra pikërisht në drejtimin të cilin e dëshirojnë regjisorët e terrorit. Përdorimi i dhunës së pa kontrolluar rrezikon të shkatërrojë vetë ato shtete që përpiqen të luftojnë terrorizmin, anipse ndoshta fillimisht mund të kenë sukses në atë luftë.
“ Nëse teatrit të terrorit, shteti i përgjegjet me teatrin e sigurisë, pra me aksione spektakolare që do ia shkojnë me efektet e jashtme përshtypjeve që tërroristët i kanë krijuar te popullata me aksionet e tyre, mund të nxitet ndonjë furtunë…”, ka thënë një ekspert i antiterorit.
Mbetet të shohim çfarë do ndodhë, por duke pritur gjithsesi se edhe shkenca edhe politika, edhe qarqet teologjike dhe ato intelektuale do duhet të kontribuojnë në zbërthimin e terrorizmit si dukuri, qoftë ai “islamik”, “katolik”, “hebreit”…