Një delegacion i përbërë nga zyrtarët e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Departamentit të Drejtësisë përgjatë dy ditëve do të realizojnë bisedime në lidhje me ekstradimin e kreut të organizatës terroriste FETÖ, Fetullah Gülen. Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA-së theksohet se ditën e hënë në Turqi do të mbërrijë delegacioni prej katër personash, i cili përbëhet nga tre përfaqësues të Departamentit të Drejtësisë dhe një person nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Delegacioni amerikan do të kryejë një sërë takimesh në lidhje me ekstradimin e kreut të organizatës terroriste Fetullahçi (FETÖ), Gülen. Delegacioni në datat 23-24 gusht do të kryejë takime me autoritetet në lidhje me ekstradimin dhe tentativën e puçit. Gjithashtu edhe zyrtarët e ministrisë me udhëzim të ministri turk të Drejtësisë, Bekir Bozdağ, kanë kryer përgatitjet para vizitës së delegacionit amerikan. Zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë krahas dosjeve të dërguara për ekstradimin do të ndajnë me bashkëbiseduesit amerikanë prova të rëndësishme se tentativa e puçit më 15 korrik është kryer nën urdhrat dhe komandën e Fethullah Gülen.
Shkëmbimet e ekstradimit Turqi-SHBA Pas tentativës së puçit të FETÖ-s më 15 korrik, qeveria për ekstradimin e kreut të organizatës, Gülen kërkoi nga SHBA-ja ku ai banon “arrestimin dhe ekstradimin e tij të menjëhershëm” Pas këtyre zhvillimeve Departamenti Amerikan i Drejtësisë në lidhje me ekstradimin e Fetullah Gülen i dërgon një letër Ministrisë Turke të Drejtësisë. Në këtë letër DepartamentiAmerikan i Drejtësisë në lidhje me ekstradimin e Gülenit propozon dërgimin e një delegacioni nga Ministria Turke e Drejtësisë në SHBA ose dërgimin e një delegacioni nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë në Turqi. Ndërsa Ministria Turke e Drejtësisë në letër-përgjijen e saj të dërguar SHBA-së kishte propozuar fillimisht dërgimin për bisedime të një delegacioni amerikan në Turqi dhe më pas dërgimin e një delegacioni turk në SHBA. Departamenti Amerikan i Drejtësisë pas pranimit të propozimit të bërë nga Turqia pati njoftuar se do të dërgonte një delegacion në Turqi./AA/
Data 01.11.2025
Aktuale
- Rexhepi: Tetova ka nevojë për një fillim të ri pas katër viteve keqmenaxhim
- Dr.Arsim Dalipi: Votoni për një Strugë të lirë
- Haqim Ramadani: Komuna e Bërvenicës është më e madhe se Shkupi, se Kumanova e se Shtipi e Gjevgjelia
- Miftari: Kërçova duhet të qeveriset nga një koalicion ose kryetar shqiptar
- Xhenur Iseni: Kryefjala e zgjedhjeve ishte Haqim Ramadani dhe Suat Shaqiri
- “La boshllëk të madh në zemrat tona”, Vdes babai i deputetit Armend Muja
- EMRAT/ Morën peng një person që ndodhej në “arrest shtëpie”, shoqërohet në polici vëllai i deputetit Bledion Nallbati dhe dy të tjerë

