Parlamenti turk ratIFIkoi një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin duke i dhënë fund mosmarrëveshjes diplomatike prej gjashtë vitesh midis dy ish-aleatëve në rajon, njoftoi sot agjencia zyrtare turke e lajmeve
Anadoll. Në përputhje me këtë marrëveshje, përafrimi e arritur në fund të muajit qershor midis dy vendeve dhe e miratuar dje nga ana e deputetëve, Izraeli do të dëmshpërblejë Turqinë me një fond prej 20 milionë dollarësh. Turqia nga ana e saj ka pezulluar ndjekjet penale kundër ish-krerëve të ushtrisë izraelite për përfshirje në sulmin e një anije ku mbetën të vrarë 10 ushtarakë turq në vitin 2010 në brigjet e Gazës. Në vitin 2014, një Gjykatë Penale e Stambollit urdhëroi arrestimin e katër ish-zyrtarëve ushtarakë izraelitë, si dhe ish-she푈询n e Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralin Gabi Ashkenazi, gjykuar në mungesë prej vitit 2012 në Turqi. Së fundmi ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Cavusoglu njoftoi se ratifikimi i marrëveshjes nga ana e Parlamentit turk do të vijojë me shkëmbimin e trupave diplomatike
në rang ambasadorësh. Paraqitja e këtij teksti në Parlament u shty për shkak të grushtit të dështuar të shtetit më 15 korrik në Turqi që komprometoi stabilitetin e autoritetit të presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Data 10.11.2025
Aktuale
- Lirohet nga burgu ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy
- “Ndjej keqardhje për dhimbjen që i kam shkaktuar 3 fëmijëve të tij”- Vrasësi i gjyqtarit Astrit Kalaja, letër nga burgu: Do e them dhe do e përsëris sa të kem frymë, ai vendim ishte…
- Mendi Qyra zyrtarisht merr drejtimin e Komunës së Strugës!
- Manasievski: A është i saktë informacioni se askush nuk dëshiron t’i bashkohet Filipçes në udhëheqjen e LSDM-së?
- Gashi: Kujdesi për fëmijët është përgjegjësia dhe privilegji më i madh që kemi
- Kur do të mbahen zgjedhjet për kryetar të Gostivarit dhe tre komunave tjera, ja kur e parasheh Kodi Zgjedhor
- MASH: Në vitin 2026 buxheti për shkencën do të arrijë 1.37 miliardë denarë
- VLEN për Janevskën: Mosnjohja e gjuhës shqipe nuk duhet të kalojë në frustrim

