Herët ose vonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të zgjedhin midis presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe klerikut Fetullah Gylen. Deklarata u bë sot nga Erdogan, i cili ka ashpërsuar tonet ndaj ndërkombëtarëve pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti.
Në një fjalim para qytetarëve turq, Erdogan ka thënë se SHBA-të herët apo vonë do të detyrohet ta bëj një zgjedhje ndërmjet Turqisë dhe organizatës së Gylenit, FETO.
“Herët apo vonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëjnë një zgjedhje. Ose Turqinë ose FETO-n. Ose terroristin puçist FETO ose Turqinë, vendin e demokracisë. Do të ndodhen në situatën e një zgjedhjeje të tillë”, ka deklaruar Erdogan, raporton agjencia turke e lajmeve “Anadolu”. Më parë Uashingtoni i është përgjigjur Erdoganit, se do ta ekstradojë Gylenin drejt Turqisë vetëm nëse vërtetohen akuzat e bëra në drejtim të tij.
/E.SH/