Me dhënien e eurobonit të ri, shteti do të hyjë në borxh rekord prej 650 milionë euro në tregun e huaj kapital. Sipas vendimit të Qeverisë, të marrë më 21 qershor, e që është publikuar në Gazetën zyrtare, Euroboni do të paguhet në periudhë prej 10 vitesh dhe do të jepet përmes përfaqësisë së “Dojçe Bank” në Londër, ndërsa do të kuotohet dhe do të tregtohet në berzën e Irlandës të letrave me vlerë.
Me paratë e këtij euroboni, qeveria njofton se do të mbulohet deficiti buxhetor për kët vit dhe për vitin e ardhshëm dhe do të rifinancohen huatë e vjetra. Por siç shkruanj agjencia “Rojters”, nga 11 korriku, përfaqësuesit e Maqedonisë do të fillojnë një seri takimesh me investitorë në Britani të Madhe dhe në SHBA, të cilët do të ishin blerës potencial të letrtave me vlerë të huasë, të cilat do t’i japë Maqedonia në tregun ndërkombëtar të financave.
Vendimin e këtillë të Qeverisë, e ka kritikuar ashpër LSDM. Deputetja Lidija Dimova, deklaroi se përpjekja e sotme e pushtetit të Nikolla Gruevskit për t’i futur në borxh qytetarët me 650 milionë euro përmes dhënies së eurobonit është dëshmi për këtë pushtet kriminelo-korruptues, se me qëllim ikë nga Fondet IPA dhe nga tregjet qasëse evropiane që të mund të marrin hua, para të cilat mund t’i harxhojnë pa kontrollë.
“Nëse pushteti i Gruevskit kishte për qëllim të sigurojë jetesë më të mirë për qytetarët e Maqedonisë, do të bënte gjithçka që është e mundur t’i shfrytëzojë paratë e Fondeve IPA në luftën kundër korrupsionit, qeverisje të mirë me financat publike, ndërtim të projekteve infrastukturore, ndërtim të insfrastrukturës sociale, përmirësimin e arsimit e të tjera. Por, familja në pushtet dëshiron para në xhepat e saj”, deklaroi Dimova.
Nga LSDM akuzojnë qëverinë e Gruevski se pasi paratë e Fondeve IPA është vështirë të shfrytëzohen pa kontrollin e institucioneve evropiane, marrin para hua të cilat mund ti menaxhojnë me qëllim që të pasurohet vetë familja në pushtet.
Mefail Ismaili /SHENJA/