Me tridhjetepesë vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstemin Qyteti i Shkupit ka sjellë vendim për binjakëzimin me Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë dhe kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës, Sarajevën.
Gjatë debateve u theksua se bashkëpunimi ndërmjet tri qyteteve do të sjellë punë dhe interesim më të madh mes vete. Sipas përfaqësuesve të BDI-së ky është një hap i rëndësishëm dhe sipas tyre kjo është njëëndërr e plotësuar, e cila ka filluar shtatë vjet më parë.
”Na lidhin shumë gjëra, jetojmë nëBallkan jemi shtete multikonfesionale multinacionale edhe unë mendoj që kemi çka të bashkëpunojmë në shumë sfera”, deklaroi Qemal Musliu, këshilltar i BDI-së.
Nga PDSH thanë se Qyteti i Shkupit, ka për të mësuar shumë nga Tirana rreth bashkëpunimit me nacinalitetet tjera.
”Qyteti i Shkupit siç e dini edhe vet ka bashkëvallëzërim me shumë qytete të tjera edhe ato që janë evropiane shembull me Amerikën si dhe qytete e tjera të ShBA-së si dhe ishte e pakuptueshme dhe e palogjikshme pse mos të bëjë një bashkëpunim me Tiranën meqë edhe jemi shumë afër”, u shpreh Idriz Orana, këshilltar i PDSH-së.
Gjatë kësaj seance, në rend dite ishin edhe njëzetetre pika të tjera diskutimi.
Hava Tahiri /SHENJA/
Shkupi do të binjakëzohet me Tiranën dhe Sarajevën by tvshenjaofficial