Tre pasagjerë, përfshirë edhe shoferin, u lënduan mbrëmë në një aksident trafiku në fshatin Batincë të Shkupit, pasi një automjet Ford me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.N., përplasi një automjet Skoda në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të drejtuar nga I.M..
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:05 dhe u raportua menjëherë në Stacionin Policor të Shkupit. Sipas njoftimeve zyrtare, shoferi i Ford-it rezultoi me nivel alkooli në gjak prej 0.91 promil dhe u dërgua në stacion policor nën udhëzimin e prokurorit publik.
Të lënduarit, përfshirë shoferin e automjetit Skoda dhe dy pasagjerët, morën trajtim mjekësor në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, autoritetet policore do të hartojnë një raport përkatës dhe aktivitetet për hetimin e rastit vazhdojnë sipas procedurave ligjore.


