Një veturë e tipit “Volkswagen Touran” është përfshirë nga zjarri në orët e hershme të mëngjesit në Tetovë Sipas informacioneve të Tetova1, ngjarja ka ndodhur në Çarshinë e Epërme të qytetit, ku vetura është djegur pothuajse tërësisht nga flakët.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa pritet që autoritetet kompetente të kryejnë hetime për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./Tetova1/


