Ilir Demiri duhet ta dorëzojë mandatin e deputetit, kështu ju përgjigj Ziadin Sela, pyetjes së TV Shenja lidhur me pretendimet se Ilir Demiri do të jetë nënkryetar i koalicionit VLEN.
Sipas Selës, Ilir Demiri me veprimet e tija, po demanton vetëveten. Thotë se asnjë deklaratë apo veprim i tij nuk ka qenë në përputhje me qëndrimet e partisë, duke shtuar se Demiri në vazhdimësi ka përgënjeshtruar vetveten.
Sela kujton edhe atë se ishte pikërisht Ilir Demiri ai që siguroi votat e nevojshme me badenter për “Safe City” po edhe për votimin e Avokatit të Popullit.
“Unë distancohem nga çdo veprim politik ashtu siç u distancuam me rastin kur votoi ligjin për ‘Safe City’, krijoi Badenterin për t’u zgjedh Avokati i Popullit. Kështu që jemi distancuar dhe është çështja e tij cilat do të jenë hapat e tjerë politik, por në aspektin etik dhe moral, ai ka marrë mandat si deputet i ASH dhe ai duhet ta dorëzojë atë mandat”, ka deklaruar Sela.
Data 10.03.2026
Aktuale
- Grenell: Vjosa Osmani po gënjen, ajo dhe Kurti ishin një “ekip i tmerrshëm”
- Vdekja tragjike e 7-vjeçarit ngre debate: A duhet të agjërojnë fëmijët?
- (VIDEO) Mickoski paralajmëroi tregtarët: Mos e shfrytëzoni situatën për t’i rritur çmimet!
- (VIDEO) Sela: Tentohet të devijohet korridori 8 për të anashkaluar qytetet shqiptare
- Sela: Ilir Demiri ta dorëzojë mandatin e deputetit
- Kërcënohet me jetë pronari i MCN TV Endri Meksi, bën kallëzim në polici: Ishin tre persona të maskuar dhe të armatosur
- Qeveria ka propozuar Nenad Saveskin për kryeprokuror
- Zjarri shkrumbon pyjet në kodrat e Pogradecit, flakët favorizohen nga era! Në aksion edhe banorët, shkaku i vatrës i panjohur


