Qeveria në mbledhjen e sotme do të propozojë emrin e kryeprokurorit apo kryeprokurores së re, përcjell TV21. Këtë e njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski gjatë konferencës së sotme për shtyp.
“Sot do të kemi mbledhje qeveritare, dhe publiku do të dijë se cili do të jetë emri i prokurorit ose prokurores së ardhshëm, dhe do të dërgohet në Parlament”, tha Mickoski.
Ndryshe, anëtarët e Këshillit të Prokurorëve Publikë, dhanë mendim pozitiv për katër kandidatë, prokuroren Lençe Ristoska, për ushtruesen aktuale të detyrës së Prokurores Shtetërore Publike, Anita Topolova-Isajllovska, më pas për prokuroren Lidija Raiçeviq dhe për gjyqtarin Nenad Saveski.
Qeveria do të zgjedhë njërin nga këta emra, për t’ia propozuar Kuvendit, ku më pas pritet të votohet. Kryeprokurori zgjedhjet me shumicë të thjeshtë, respektivisht me 61 vota. Kryeprokurori duhet ta pasojë Ljupço Kocevskin, i cili në dhjetor dha dorëheqje të parevokueshme në ditën që Kuvendi duhej të vendoste për shkarkimin e tij.


