Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka dorëzuar kallëzim penal kundër një 15-vjeçareje nga një fshat i Tetovës, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Dhunë”.
Sipas njoftimit zyrtar, më datë 20.09.2025, e mitura ka sulmuar fizikisht një grua nga i njëjti fshat. Pas sulmit fizik, ajo ka tentuar që me një mjet të mprehtë të sulmojë gruan dhe bashkëshortin e saj.


