“Tetovasot” raporton se policia ka arrestuar një të ri në rajonin e Tetovës për drejtim mjeti pa leje.
Më 08.03.2026 rreth orës 11:25, në rrugën lokale nga Bogovinë drejt Kamenjan, policia nga SPB Tetovë ka privuar nga liria A.A. (22) nga fshati Zherovjan.
Gjatë kontrollit në komunikacion është ndaluar një moped me targa të Tetovës dhe është konstatuar se ai e drejtonte pa e pasur të dhënë provimin e vozitjes.
Mopedi është sekuestruar dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.


