Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë dy javëve të fundit janë ngritur 21 kallëzime penale për gjithsej 25 vepra penale që lidhen me dhunën në familje, ndërsa gjashtë prej tyre janë proceduar me procedurë të shpejtë.
Sipas MPB-së, në rajonin e Shkup janë ngritur edhe pesë kallëzime penale për dhunë në bazë gjinore, përfshirë raste të “rrezikimit të sigurisë” dhe “përndjekjes”. Në kuadër të këtyre rasteve janë shqiptuar pesë masa paraburgimi dhe një masë kujdesi.
Autoritetet bëjnë të ditur se veprat më të shpeshta janë “rrezikimi i sigurisë” dhe “lëndimi trupor”, ndërsa janë regjistruar edhe raste të “lëndimit të rëndë trupor”, “heqjes së kundërligjshme të lirisë”, si dhe një rast për “tentim vrasje”.
Në total, gjatë kësaj periudhe në gjithë vendin janë denoncuar 39 ngjarje të lidhura me dhunën në familje dhe 63 ankesa lidhur me dhunën në familje.
Në krahasim me vitet e fundit, vlen të theksohet se në vitin 2025 ka një trend të rritjes së numrit të masave të shqiptuara “paraburgim” në kuadër të kallëzimeve penale me procedurë të shpejtë, i cili vazhdon edhe në vitin 2026, veçanërisht pas ndryshimeve ligjore.


