Nga ministria e Punëve të Brendshme, njoftojnë se një 45 vjeçar nga Dojrani është privuar nga liria për shkak të dyshimit të veprës “mashtrim”, ku është dëmtuar një grua e moshuar nga Kavadari me shumën prej 300.000 denarë.
Njoftimi i plotë nga MPB.
Më 06.03.2026, në ora 09:35 në Kavadar, zyrtarët policorë nga SPB Kavadar e kanë privuar nga liria A.T. (45) nga Dojrani. Ai dyshohet se ka marrë pjesë në kryerjen e veprës penale “mashtrim”, me ç’rast është dëmtuar një grua 81-vjeçare nga Kavadari për shumën prej 300.000 denarësh.
Konkretisht, më 05.03.2026, 81-vjeçarja nga Kavadari ka raportuar se një person e ka kontaktuar në telefon, duke u prezantuar si mjek dhe i ka thënë se vajza e saj ndodhej në spital me një frakturë dhe se duhej të kryhej një ndërhyrje kirurgjikale për të cilën duhej të paguhej.
Pasi u morën vesh, ajo doli para shtëpisë së saj dhe paratë ia dorëzoi një personi mashkull. Më vonë e kuptoi se ishte mashtruar.
Gjatë një bisede zyrtare, A.T. e ka pranuar veprën, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.


