Më datë 06.03.2026, në orën 11:10, zyrtarët policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë kanë privuar nga liria personin V.B. (29 vjeç) nga fshati Poroj i Tetovës.
Sipas njoftimit të policisë, pas një mosmarrëveshjeje të ndërsjellë, ai ka sulmuar fizikisht dhe me një mjet të fortë personin M.V. (67 vjeç).
Përveç sulmit fizik, 29-vjeçari i ka dëmtuar edhe automjetin të moshuarit.
Policia po punon për dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës do të dorëzohet kallëzimi përkatës ligjor.


