Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka kujtuar datat 5, 6 dhe 7 mars janë ditë të krenarisë dhe kujtesës kombëtare, ditë kur përkujtojmë përvjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë bashkëkohore të popullit tonë, shkruan Top24
Ahmeti më tej shton “Gjaku i derdhur në Prekaz e anë e mbanë Kosovës na obligon që të ruajmë dhe forcojmë lirinë, të punojmë për unitet kombëtar dhe për një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë”.
Për çdo shqiptar, anë e mbanë botës, datat 5, 6 dhe 7 mars janë ditë të krenarisë dhe kujtesës kombëtare, ditë kur përkujtojmë përvjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë bashkëkohore të popullit tonë.
Në këto ditë të shënuara kujtojmë me respekt dhe nderim luftën e lavdishme të komandantit legjendar, Adem Jasharit, i cili së bashku me familjen e tij, me prindër, vëllezër, gra e fëmijë, me “besa besë” e me trimëri të pashoq, luftuan përballë forcave të armikut dhe sakrifikuan jetën heroikisht për lirinë e pavarësinë Kosovës.
Epopeja e UÇK-së mbetet simbol i qëndresës, unitetit dhe sakrificës.
Gjaku i derdhur në Prekaz e anë e mbanë Kosovës na obligon që të ruajmë dhe forcojmë lirinë, të punojmë për unitet kombëtar dhe për një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë.
Lavdi e përjetshme familjes Jashari dhe dëshmorëve të kombit!