Më 05.03.2026 në orën 03:30, nëpunës policorë të Njësisë Policore Osllomej e privuan nga liria R.B. (44) nga Kërçova, i punësuar në TEC Osllomej. Ai, në orën 02:25, i ka dërguar mesazh shefit të tij me të cilin e ka informuar se, ka pasur njohuri se në një departament në KME ,,Osllomej” është vendosur bombë. Pas masave të marra dhe verifikimeve të kryera me sigurimin, nëpunësit policorë kanë konstatuar se nuk ishte vendosur bombë dhe se bëhet fjalë për kallëzim të rremë. Pas masave të marra, R.B. është gjetur në një shtëpi pushimi në fshatin Osllomej të Kërçovës dhe është privuar nga liria. Në këtë rast, ai ka pranuar se kallëzimi është i rremë dhe se e kishte sajuar atë për të dalë më herët nga puna.
R.B. është ndaluar në Stacionin Policor të Kërçovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Data 05.03.2026
Aktuale
- Arbër Isaku dhe Sejfulla Osmani në garë për anëtar të Këshillit Gjyqësor
- Përleshje mes tre personave në Pogradec, plagoset me gërshërë 53-vjeçari! Ja si paraqitet gjendja e tij
- Dokumentet e CIA-s: Kiro Gligorovit i janë ofruar 100 milionë dollarë për ta ndryshuar emrin e Maqedonisë
- Plagosje me thikë pas përleshjes te ura e Librazhdit, arrestohen autori dhe personi që fshehu armën! Procedohen gruaja e ndihmësit dhe i dëmtuari, shkak dyshohet…
- Partneritet strategjik ndërmjet “International Balkan University” dhe “Dijitalpark Teknokent” për zhvillimin e inovacionit dhe sipërmarrësisë në Ballkan
- Çfarë po ndodh? Irani pa internet tash e 120 orë!
- Nxitja e ndikimit social përmes gamifikimit: Një projekt ndërkombëtar për të rinjtë nga StartGate dhe INNOX
- Guardiola beson ende: Ka edhe shumë ndeshje!


