Çështja e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, sot sërish ka qenë temë diskutimi në seancën kuvendore.
Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi -Zejdi, aktualisht deputet i Frontit Europian, kërkon nga pushteti që ta repsektojë Kushtetutën dhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve, sepse sipas tij, këto akte juridike garantojnë dhënien e jurisprudencës në gjuhën amë, duke shtuar argumentin se në ligjin e jurisprudencës nuk shkruan se provimi duhet të jepet në gjuhën maqedonase.
“Pse e njëjta rregull nuk vlen edhe për gjuhën shqipe, kur dihet se njëjtë sikur gjuha maqedonase po ashtu edhe gjuha shqipe në kushtetutë e RMV-së është gjuhë zyrtare dhe shkrimi i saj i gjuhës shqipe, latinik. Po ashtu, kur dihet se edhe në ligjin për përdorimin e gjuhëve është e definuar që gjuha shqipe është zyrtare krahas gjuhës maqedonase në të gjitha institucionet, neni 1, në të gjitha komisionet, organet udhëheqëse të qeverisë, shtetërore, gjuha shqipe është gjuhë zyrtare. Pse kryeministër ky diskriminim të bëhet për gjuhën shqipe?”, u shpreh kështu sot në seancën kuvendore Skender Rexhepi – Zejdi nga Fronti Europian.
Data 05.03.2026
Aktuale
- Fatmir Limani paralajmëron largimin e VLEN-it nga Qeveria me thënie të Albin Kurti-t dhe me derën mbyllur me çelsa?
- (VIDEO) Ahmeti: Mbipesha lidhet me diabetin dhe sëmundjet kardiovaskulare
- A është Vjosa Osmani pengesa për Albinin?
- Mevlan Ademi: Dy parlamente studentore bashkohen për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe
- Kreu i Çështjeve Fetare të Turqisë jep mesazh “uniteti, bashkimi dhe vëllazërie” në RMV
- Çështja e provimit të jurisprudencës, Zejd Rexhepi: Po diskriminohen studentët shqiptarë
- Mexhiti: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese konfirmon detyrimin për gjuhën shqipe në produkte
- LSM: Do të protestojmë më 14 mars, kërkojmë pagë minimale 600 euro


