Më 03.03.2026, në ora 18:50, në Tetovë, zyrtarët policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë e privuan nga liria D.R. (29) nga Shkup.
Gjatë kontrollit në komunikacion në rrugën “Marshal Tito”, është ndalur një veturë e tipit Volkswagen Polo me targa të Shkupit, të cilën e drejtonte ajo, ndërsa pas kontrollit është konstatuar se nuk posedonte patentë shoferi.
Veturës i është bërë sekuestrim dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj saj do të ngritet kallëzim përkatës.TS


