Më 03.03.2026, në ora 21:23, në rrugën rajonale Gostivar – fshati Gradec, në fshatin Toplicë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Gostivar e privuan nga liria Xh.K. (63) nga fshati Dobërdoll, rajoni i Gostivarit.
Gjatë veprimeve policore lidhur me një aksident trafiku, ku kishte marrë pjesë me veturë të tipit Opel, është konstatuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, respektivisht i janë matur 1.79 promilë alkool në gjak.
I njëjti është ndaluar në stacion policor dhe ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.TS


