Shefi i NATO-s, Mark Rute në konferencë për media me presidenten e shtetit, Gordana Siljanovska, e vlerësoi RMV-në si aleat besnik të aleancës. Theksoi se duhet të rriten kontributet për mbrojtje, megjithatë përshëndeti faktin që vendi ndanë më shumë se dy përqind nga Bruto Prodhimi Vendor për mbrojtje. Ai tha NATO është e përkushtuar për të mbrojtur çdo centimetër të territorit aleat, ngado që të vijë sfida
“Është e qartë se duhet të bashkëpunojmë që ta ruajmë sigurinë tonë të përbashkët, Maqedonia e Veriut ka rol të rëndësishëm në ruajtjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimorë. Përkushtimi ynë për ruajtjen e sigurisë është e vazhdueshme. Nuk do të lejojmë që të paraqitet vakum i mbrojtjes në RMV që për kohë të gjatë i përkrhah misionet tona në vende të ndryshme”, ka deklaruar Rutte, përcjell SHENJA.
Siljanovska dhe Rute folën edhe për gjendjen e sigurisë në nivel botërorë dhe ndikimin e konfliktit izraelito-iranian. Rute tha se NATO e ndjek me vëmendje situatën. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të ketë takim edhe me kryeministrin Hristijan Mickoski, si dhe me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi.
Data 03.03.2026
Aktuale
- Çfarë do të ndodhë me çmimet e naftës nëse Ngushtica e Hormuzit mbetet e bllokuar?
- Skandali në IKMT, Klesti Çela, drejtori i mjedisit e dhunoi me qytë pistolete në zyrë Fatmir Metën! Inspektori i Përgjithshëm i pezullon nga detyra! Sula: Incidenti s’do kalojë pa përgjegjësi
- Aksident mes dy makinave në rrugën Sarandë-Delvinë, plagosen dy persona! Ja çfarë dyshohet
- (VIDEO) Gruaja që u gjet e vdekur keqtrajtohej nga bashkëshorti
- Drejtori i Mjedisit, Klesti Çela dhunon në zyrë Fatmir Metën e IKMT! Skandali në zyrat e shtetit si degradoi konflikti!
- Logos-A sjell botimin e ri “Rinia në kërkim të kuptimit” nga Mehmet Görmez
- Siljanovska-Davkova: Investimi më i madh për sigurinë e Evropës është anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE
- Rutte: NATO i mbron të gjithë aleatët e vet, llogarisim në Maqedoninë e Veriut


