Sot komuna e Tetovës shënon 3 Marsin ditën e komunës. Në kuadër të kësaj dite janë paraparë shumë organizime nga ana e komunës së Tetovës ku përveç seancës solemne do të ketë edhe manifestim ku do të ndahen mirënjohje për personalitete të ndryshme, shkruan Top24
“Sot është 3 marsi – Dita e komunës së Tetovës, ditë që shënon edhe fillimin e erës demokratike në Tetovë. Në vitin 1992 u themelua këshilli i parë shumë partiak në Tetovë, duke shënuar kështu edhe fillimin e demokracisë institucionale në Tetovë. Për herë të parë në vitin 1992 u ulën këshilltarët të cilët ishin zgjedhur nga vota e qytetarëve përmes një procesi demokratik dhe të lirë. Qytetaret në përgjithësi menduan se me ardhjen e demokracisë do të zgjidhen të gjitha çështjet, mirëpo koha e dëshmoi të kundërtën sepse përkushtimi ndaj zhvillimit dhe ngritjes se procesit te demokracisë deri në shkallë të pranueshme për të gjithë nuk ka qenë sa duhet. Pavarësisht kësaj qytetari i Tetovës që atë ditë filloi ta ndjej nga afër pushtetin lokal dhe për herë të parë e kuptoi se komuna është e tyre e jo e pushtetit qendror. Instalimi i një sistemi të ri demokratik u përcoll me shumë vështirësi dhe obstruksione që bëheshin nga pushteti qendror i cili nguronte t’u jepte pushtet komunave të cilat tashmë kërkonin të udhëhiqnin me qytetin e tyre.
Komuna e Tetovës është udhëhequr nga shumë kryetar shqiptarë si Shaqir Aliti, Alajdin Demiri, Murtezan Ismaili, Hazbi Lika, Sadi Bexheti, Teuta Arifi dhe së fundmi ajo udhëhiqet nga Bilall Kasami,


