NP Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup informoi se të gjitha 185 mostrat për analiza fiziko-kimike dhe 185 mostrat për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 41 pika matëse në Qytetin e Shkupit janë në përputhje me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, nr. 183/18).
“Sektori për Kontroll Sanitar në periudhën nga 23.02.2026 deri më 27.02.2026 mori 185 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 185 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 41 pika matëse në Qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat janë në përputhje me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, nr. 183/18), informojnë nga NP Ujësjellës dhe Kanalizime.


