Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Universitetin e Tetovës, ku është takuar me rektorin e këtij institucioni të arsimit të lartë informon Tetovasot.
Vizita e Begajt vjen menjëherë pas qëndrimit në Tetovë të ministres së Arsimit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Janevska, duke e vendosur Universitetin e Tetovës në qendër të vëmendjes institucionale në këtë periudhë.
Gjatë vizitës, presidenti Begaj ka theksuar rëndësinë e veçantë të gjuhës shqipe në arsimin e lartë, duke nënvizuar rolin e Universitetit të Tetovës në ruajtjen, zhvillimin dhe avancimin e saj, si dhe në formimin e brezave të rinj në frymë akademike dhe kombëtare.


