Ramdan Ramadani
Këto ditë jemi dëshmitarë se përkundër krejt llafeve dhe gafeve në opinion koalicioni shqiptar i partive politike nëpushtet VLEN nuk arrin të amortizon dot goditjen nga kthimi i Artan Grubit dhe vetëdorëzimit në kufi dhe pastaj ndodhjen vetëm në arrest shtëpiak! Pasi shihet se nuk shkon kjo punëme llafe atyre i mbetet të bëjnë ndonjë punë e të ndërmarrin ndonjë aksion politik për të argumentuar se janë vërtet nëqeveri dhe se e kontrollojnë situatën dhe balansin. Sipas momentumit politik përkrahja e tyre për zgjedhjen e zonjës Lençe Ristoska si kryeprokurore është ajo punë:
1. Kandidatura e saj tani e ka kaluar filtrin e trupit profesional dhe të pavarur të Këshillit të Prokurorëve Publik, që do të thotë se ajo që pason, në Qeveri dhe Parlament, është dhe do jetë vendim politik. Ku VLEN edhe nëse se voton dhe nuk e përkrah do bart pasoja politike. Nuk mund të nxirret as para qytetarëve e as para faktorit ndërkombëtar se ata nuk kanëvendosë pasi janë dhe marrin pjesë e shumicën udhëheqëse nëvend, me aq antarë sa i kanë.
2. Vendimi politik duhet të bëhet sipas parimit të përjashtimit, ashtu siç në gjyqësi ka përjashtime nga çështjet për shkak të konfliktit interesi ose lidhjes me palët, ashtu edhe në zgjedhjen e saj nuk duhet të vendosin politikisht individë ose persona juridikë që janë të përfshirë në çështje në punën e saj aktuale si prokurore. E kjo prokurore aktualisht udhëheq me padi, ende pa epilog gjyqësor, ndaj VMRO-DPMNE dhe në Qeveri dhe mandej në Kuvend duhet të vendosin antarë të subjekteve tjera politike. Pra VLEN dhe ZNAM.
3. Nga gjithë kandidatët e tjerë, vetëm ajo ka kaluar me unanimitet në këshillin e Prokurorëve dhe vet me karierën e saj, pavarësinë dhe prezencën publike dallon nga krejt tjerët, e me zgjedhjen e një kësi prokurori shtetëror do rikthehet besimi në drejtësi dhe do mund të nisin reforma të vërteta nëgjyqësorin në vend, nga i cili shumë e më shumë kanë pësuar mu shqiptarët e VLEN!


