Komuna e Saraj ka njoftuar se ndalohet qarkullimi në shtegun e Kanjonit të Matkës për shkak të rrezikut nga shembja e shkëmbinjve, raporton zyrtare.net
Sipas komunës, vendimi bazohet në aktin e Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (nr. 57-2071-1, datë 19.02.2026), ndërsa në zonat me rrezikshmëri janë vendosur edhe shenja paralajmëruese për rënien e shkëmbinjve.
Ndalesa hyn në fuqi menjëherë dhe do të zgjasë deri në një njoftim të ri. Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve, turistëve dhe shoqatave që planifikojnë aktivitete në këtë zonë të respektojnë vendimin për sigurinë e tyre, duke theksuar se përgjegjësia në rast mosrespektimi bie mbi personat e dëmtuar.


