Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia për Siguri Kombëtare kanë vlerësuar se ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, i cili pas më shumë se një viti arratie u paraqit vetë në pikën kufitare “Bllacë” dhe u dorëzua, nuk do të ishte i sigurt në paraburgim në “Shutkë”, prandaj kanë propozuar arrest shtëpiak.
“Kushtet e tilla në rastin konkret ishin të përmbushura, pasi sipas vlerësimit të organeve kompetente – MPB dhe ASK – ekzistojnë informacione serioze se në repartin e paraburgimit nuk mund të garantohet siguria personale e këtij të dyshuari. Detajet lidhur me këto rreziqe janë paraqitur para gjyqtarit të procedurës paraprake. Për Prokurorinë është me rëndësi të veçantë që ky i dyshuar është i siguruar dhe ndaj tij vazhdon ndjekja penale për dyshimet për kryerjen e veprës penale – Përvetësim në shërbim sipas nenit 354 të Kodit Penal. Për të është zhvilluar hetim financiar dhe është siguruar pjesa më e madhe e provave të nevojshme, në të cilat mbrojtja tashmë ka kryer shqyrti”, thuhet në reagimin e Prokurorisë.
Nga atje sigurojnë se Prokuroria është organ i pavarur dhe vepron në përputhje me kompetencat ligjore, duke apeluar për përmbajtje në komente.
– Për Prokurorinë është me rëndësi të veçantë që ky i dyshuar është i siguruar dhe ndaj tij vazhdon ndjekja penale për dyshimet për kryerjen e veprës penale – Përvetësim në shërbim sipas nenit 354 të Kodit Penal. Për të është zhvilluar hetim financiar dhe është siguruar pjesa më e madhe e provave të nevojshme, në të cilat mbrojtja tashmë ka kryer shqyrtim – shtojnë nga atje.
Data 24.02.2026
Aktuale
- Prokuroria për paraburgimin shtëpiak të Grubit: MPB dhe ASK kanë vlerësuar se ai nuk është i sigurt në “Shutkë”,
- 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në Itali, nis hetimi për shkaqet e vdekjes
- Limani: Nëse gjithçka shkon siç duhet, koalicioni me AKI-në do të vazhdojë edhe në zgjedhjet parlamentare
- Fillon procesi për kthimin e tatimit të solidaritetit, kompanitë duhet të dorëzojnë kërkesë në DAP
- VMRO: Grubi do të përgjigjet për krimin dhe korrupsionin
- “Plaga që më ke lënë nuk do shërohet kurrë”- Egli Pashollari u qëllua me thikë për vdekje, mikja e tij prek me dedikimin: Të doja shumë, pa ty jeta nuk do jetë më njësoj…
- VLEN: BDI frikësohet nga ajo që Grubi mund të nxjerrë në dritë
- VIDEO/ Juglindja ende e izoluar, niveli i fundosjes së aksit Librazhd-Përrenjas shkon në 9 cm! Pamjet e urës së ndarë në mes dhe asfaltit të çarë


