Dy persona kanë dhunuar me sende të forta 34-vjeçarin, pas sherrit për motive të dobëta në një lokal.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mat referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve P.P., 28 vjeç; E.Z., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi në ambientet e një lokali në qytetin e Burrelit, janë konfliktuar fizikisht dhe kanë goditur me sende të forta shtetasin A.K., 34 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime trupore.
Po punohet për kapjen e tyre”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.


