Ministria për Punë të Brendshme njofton se sot në mëngjes në ora 06:10 minuta në vendkalimin kufitar Bllacë është paraqitur ish zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, i cili menjëherë është privuar nga liria dhe dërguar në mbajtje për veprime të mëtutjeshme, shkruan Alsat.
“Më 23.02.2026 në ora 06:10 minuta në hyrje të republikës së Maqedonisë së Veriut në vendkalimin kufitarë Bllacë u paraqit Artan Grubi, i lindur më 07.06.1977 me masën “Arresto”. Personi në fjalë është privuar nga liria për veprime të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme. /Alsat.mk


