Sipas të dhënave që i siguron Tetovasot, më 20.02.2026 në ora 20:55, në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, me urdhër gjyqësor, kanë privuar nga liria N.A. (26) nga fshati Reçicë e Madhe.
Siç njofton Tetovasot, ai është ndaluar për vuajtje të dënimit me burg prej gjashtë muajsh për vepër penale sipas nenit 130 paragrafi 2 të Kodit Penal.
Pas ndalimit, personi është dërguar në Burgun e Tetovës. Tetovasot vazhdon ndjekjen e këtij rasti.


