Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka hyrë tashmë në fazën vendimtare në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku sot pritet të dëgjohen fjalët e fundit nga përfaqësuesi i viktimave, replikat e mbrojtjes dhe në fund edhe deklarimet përmbyllëse të vetë katërshes së UÇK-së.
Lidhur me procesin ka folur edhe avokatja e akredituar nga Dhomat e Specializuara, Fehmije Gashi-Bytyqi, e cila e ka vlerësuar gjykimin si të zgjatur në kohë.
’ Proces i prolonguar koxha shumë’’, tha Gashi- Bytyqi për FrontOnline.
Sipas avokates provat e paraqitura nga mbrojtja janë kredibile dhe, në vlerësimin e saj profesional, vendosin në pikëpyetje provat e Prokurorisë. Ajo ka theksuar se në gjykim kanë dëshmuar edhe ish-zyrtarë amerikanë, të cilët kanë dhënë dëshmi lidhur me rolin e udhëheqësve të UÇK-së gjatë luftës.
‘’ Konsideroj se provat qe i ka ofruar mbrojtja e te akuzuarve janë prova kredibile që lënë nen hije provat e prokurorisë, kjo sepse deklarata e Wesley Clark ,James Rubin ,Hill etj janë dëshmitar amerikan te cilët me përgjegjësi dëshmuan pafajësinë e udhëheqësve te UÇK-se ne Hage’’, deklaroi avokatja.
Gashi-Bytyqi ka shtuar se pavarësisht hyrjes në fazat përmbyllëse, procesi mund të zgjasë ende, pasi trupi gjykues duhet të analizojë një sasi të madhe provash dhe argumentesh të paraqitura në fjalët përfundimtare, para se të shpallet aktgjykimi përfundimtar.
’Procesi gjyqësor sigurisht do te merr kohe sepse peshorja e drejtësisë ka shume prova për ti analizuar e qe u përfshinë ne fjalën përfundimtare’’, u shpreh ajo.


