MPB njofton se m ë 15.02.2026 në ora 13:20 në fshatin Çegran të Gostivarit, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Çegranit kanë privuar nga liria personin B.S.(38) nga Kërçova. Gjatë kontrollit në trafik është konstatuar se ai drejtonte mjetin motorik të pasagjerëve „Opel“ me targa të Kërçovës pa leje drejtimi. Automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.
…
Më 15.02.2026 në ora 14:40 në rrugën lokale Tetovë – fshati Bërvenicë, në hyrje të fshatit Sedllarcë e Poshtme të Tetovës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria personin B.I.(25) nga fshati Çellopek. Gjatë kontrollit në trafik është konstatuar se ai drejtonte mjetin motorik të pasagjerëve „BMW“ me targa të Tetovës pa leje drejtimi. Automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.
…..
Më 15.02.2026 në ora 14:50 në Gostivar, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Gostivar kanë privuar nga liria personin G.A.(40) nga fshati Sellcë e Tetovës. Gjatë kontrollit në trafik është konstatuar se ai drejtonte mjetin motorik të pasagjerëve „Mercedes“ me targa të Tetovës me shpejtësi prej 165 kilometra në orë në vendin ku shpejtësia e lejuar është e kufizuar në 80 kilometra në orë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
Data 16.02.2026
Aktuale
- Ahmeti në Prishtinë: Nuk do të thyhemi, ashtu siç nuk thyhen familjet e bashkëluftëtarëve që gjenden në Hagë
- Vendimi për VLEN-in, Gashi: Do të mbështes çdo qëndrim të Bekim Salit – Jozyrtarisht, për ndarje proporcionale në katër është edhe Arben Fetai
- KEEM: Vitin 2025 u shqyrtuan 96 ankesa, 145 të pabazuara
- “Safe City”, shqiptohen 4.490 dënime për një javë!
- “U bëmë grup kriminal me tre veta!” – Gjyqi për “Sterilizimin”, Beqaj në seancë: Kontrata mbaron më 8 mars, prokurorët ta shohin se më pas s’ka kuptim
- “Halkbank” hap filiale në Haraçinë – Beqiri: Ecim përpara me hapa konkret drejt zhvillimit ekonomik
- Komuna e Sarajit: Prej sot deri më 23 shkurt, banorët mund të paraqesin dëmet nga vërshimet
- Ali Ahmeti në Prishtinë: Nuk do të thyhemi, ashtu siç nuk thyhen familjet e bashkëluftëtarëve që gjenden në Hagë


