Urgjenca në Shkup ballafaqohet me mungesë të personelit mjeksorë, autoambulanca të amortizuara dhe një sërë problemesh tjera që pengojnë funksionimin normal të saj.
” Ndihma e shpejtë në kuadër të qytetit të Shkupit, fatkeqësisht ballafaqohet me një mungesë të theksuar të vet personelit mjekësor, duke filluar nga mjekët, infermieret dhe vet shoferët, pasi këto përbëjnë një tërësi një ekip, si dhe autoambulancat që aktualet janë të amortizuara dhe pothuajse të pamundshme të funksionojnë në terren që t’i ofrohet ndihma mjekësore popullatës.”, theksoi Sejfullah Ademi, mjek i ndihmës së shpejtë.
Sipas tij, në bazë të numrit të banorëve në Shkup dhe në bazë të standardeve evropiane urgjenca mjekësore duhet të posedojë të paktën 20 ekipe për t’u dalë në ndihmë pacientëve. Mjeku Ademi apelon tek Ministria e Shëndetësisë që të marrin masa sa më parë për t’i zgjidhur problemet.
“Ne si ndihmë e shpejtë në kuadër të qytetit të Shkupit, fatkeqësisht funksionojmë me një të katërtën e kapacitetit të përgjithshëm, gjë që e pamundëson ose e vështirëson shumë punën tonë dhe normal popullatës nuk mund t’i ofrohen shërbime cilësore kur kanë më së shumti nevojë në momentet kritike, andaj ne bëjmë apel tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes në marrjen e terapisë dhe për shëndetin e tyre dhe normal apeli kryesor qëndron deri tek ministri i Shëndetësisë që të merren masa urgjente që të përmirësohen kushtet në Ndihmën e Shpejtë, të pranohet personel i ri mjekësor, si dhe të pajisemi me autoambulanca të reja, sepse jemi para kolapsit.”, u shpreh mjeku, Sejfullah Ademi.
Mjeku Sejfullah Ademi, po ashtu thekson se viteve të fundit ballafaqohen edhe me mungesë të ilaçeve të nevojshme për pacientët, dhe rënie të vazhdueshme të terapisë që e posedojnë dhe pyet se nëse u mungon terapia bazike që u ofrojnë ndihmë pacientëve.


